Holanda dhe Anglia do përballen mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e Euro 2024, teksa të dyja kombëtaret kërkojnë finalen e madhe më 14 korrik.
Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë në 10 vite për “tulipanët” në një kompeticion madhorë, pas asaj të Botërorit 2014.
Tifozët e tyre kanë qenë të flaktë gjatë gjithë këtij kompeticioni, ku e kanë mbështetur ekipin e tyre në çdo ndeshje dhe kanë prodhuar festë jo vetëm në stadium, por edhe në rrugët e Gjermanisë.
Sot, mediat gjermane tregojnë se në Dortmund gjenden plot 80,000 tifozë tulipan, duke “ngjyrosur” në këtë mënyrë me portokalli rrugët e qytetit.
Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e gjysmëfinales ka kapur shifrën e 500 stërlina (592 euro).
Fakti që Holanda është ekipi pritës do të ndikojë edhe në prezencën e tifozëve holandezë.
There are 75,000 Netherlands fans in Dortmund ahead of todays game. 🇳🇱 pic.twitter.com/ek2I9cp6gF
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) July 10, 2024
The Dutch have turned Dortmund Oranje. 🧡
Up to 80,000 Netherlands fans are expected in the city, which is fewer than 60 miles from the Dutch border, & are working on turning Wednesday's Euro 2024 semifinal into a home game. 🇳🇱 pic.twitter.com/jFohmmx65r
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 10, 2024