Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro 2024/ Banjo akulli në 2 të mëngjesit, Cristiano Ronaldo dhe rutina te Portugalia

2024/07/01 at 7:19 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro 2024/ Banjo akulli në 2 të mëngjesit, Cristiano Ronaldo dhe rutina te Portugalia

E keni pyetur ndonjëherë veten si ia del Cristiano Ronaldo që në moshën 39-vjeçare të luajë në Europianin e gjashtë radhazi si titullar? Epo disa “vese” kampioni i sulmit nuk i lë mënjanë, kjo sa i takon stërvitjes së përpiktë deri diku edhe në ekstrem.

CR7 është pikë fikse e formacionit të Roberto Martinez, duke luajtur nga minuta e parë në ndeshjet e grupeve të “Gjermani 2024” me Portugalinë. Jose Fonte ka sqaruar për BBC ritualet e sulmuesit, formën e tij dhe peshën që ka në ekip.

“Qesh gjithnjë kur dëgjoj histori dhe thashetheme sesi Cristiano Ronaldo është një prezencë shkatërruese në kampin portugez sepse kjo dhe çdo gjë që thuhet është histori”.

Kjo është hyrja e një artikulli të BBC Sport nga Jose Fonte i cili  përshkruan përvojën e tij disa vjeçare në kombëtaren e Portugalisë, krah yllit botëror.

“Kam kaluar shumë vite me të në kombëtare dhe s’kam hasur kurrë probleme. Ajo që di është se jo vetëm është një profesionist, por përpiqet të ndihmojë këdo në ekip. Vetëm duke e vëzhguar, të vijnë idetë se çfarë duhet të bësh që të kesh sukses, por kur je me Cristianon, merr më shumë se kaq”.

Fonte vijon duke shpjeguar se Ronaldo nuk është një shembull vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. “Kur ai shkon më herët se të tjerët në palestër apo bën fizioterapi dhe përgatit trupin e mendjen, merr këdo me vete. Ai udhëhiqte dhe ne ndiqnim.

Më kujtohet sesi të gjithë bënim banja me akull dhe sauna në 2 të mëngjesit për shkak të tij dhe përveçse rikuperoheshim fizikisht, e rëndësishmja është se i bënim i gjithë ekipi bashkë”.

Shkrimi vlerëson Ronaldon si një njeri të aftë për të marrë informacionet e duhura nga ekspertët më të mirë në botë dhe shpërndarjen e tyre me këdo.

“Ai flet për gjithçka e pyet sepse dëshiron të përmirësohesh ti dhe skuadra, e kthen në një ambient të mirë pune”.

Fonte tregon se e njeh yllin portugez prej kohësh, që kur ishin adoleshentë në Sporting dhe ai luante në U-17 edhe pse ishte ende 16 vjeç. Që në atë kohë ra në sy talenti i jashtëzanshëm dhe dëshira e tij për të qenë më i miri.

“Veç aftësisë, kishte një mentalitet fantastik. E shihja në palestër pas stërvitjes duke u përpjekur të bëhej më i fortë dhe i shpejtë kur të gjithë të tjerët kishin shkuar në shtëpi. Ai gjithmonë ka dashur të fitojë. Ishte shumë garues dhe na thoshte se do të bënte më shumë pompa në dush se të gjithë, gjë që sigurisht e arrinte. Ky vullnet është pjesë e tij dhe ja pse është ende me Portugalinë në Euro 2024 në moshën 39-vjeçare. Ai është një ‘kafshë’ që do të vazhdojë të fitojë e të fitojë. Jo vetëm është më i miri, por do që ta provojë”.

Sipas Fonte, është pikërisht ky mentalitet që e ka bërë të shtyjë veten të punojë fort sepse nevojitet punë kolosale për të qëndruar në nivelin e tij për kaq shumë vite.

“Ky është Cristiano. Mendërisht, është i pakonkurrueshëm. Është arsyeja pse ka fituar dhe bërë kaq shumë dhe nga gjithçka që e bën lojtarin dhe njeriun që është, kjo është forca e tij më e madhe”, përfundon ai.

Fonte thekson se kontributi dhe vlerat e Cristiano Ronaldo duhet të trashëgohen te më të rinjtë që jo vetëm ky turne, por edhe ajo që do të vijë të ruajnë shpirtin e ekipit.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Do jetë i pavdekshëm”, Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare

"Do jetë i pavdekshëm", Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare

Izraeli urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis

Izraeli urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis

Kultivonin dhe shisnin kanabis, dënohen me mbi 70 vite burg anëtarët e një grupi kriminal

Kultivonin dhe shisnin kanabis, dënohen me mbi 70 vite burg anëtarët e një grupi kriminal

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com