Ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian të 2020-ës do të rikthehen përsëri këtë fundjavë. Shqipëria do të zhvillojë dy takimet e radhës në transfertë kundër Turqisë dhe Andorrës, respektivisht më 11 dhe 14 tetor.
Trajneri Edi Reja ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje.
Si asnjëherë më parë Reja ka grumbulluar 4 portierë, Berisha, Hoxha, Strakosha dhe Selmanin. Lojtarët që janë risi në këtë listë janë Lindon Selahi që luan për Tuenten në Holandë dhe Taultant Seferi që luan në Zvicër për Xamax.
Jashtë listës së grumbullimit nga tekniku italian kanë mbetur kapiteni, Mergim Mavraj dhe Armando Sadiku. /Opinion.al