Një tifoz i Irlandës Veriore ka vdekur në Nice, konfirmon policia franceze. 20 vjeçari ishte rrëzuar nga shëtitorja, rreth 8 metra e lartë, në një plazh shkëmbor në Nice. Ai raportohet se ka vdekur në orët e para të së hënës.
Bëhet e ditur se vdekja e tifozit ishte aksidentale dhe nuk ishte si pasojë e ndonjë përleshje ndërmjet fansave apo ndonjë incident tjetër.
Ditët e para në Euro 2016 janë shoqëruar edhe me përleshje ndërmjet fansave, veçanërisht ndërmjet atyre anglez dhe rusë.