Uellsi është kualifikuar në fazën çerekfinale të Euro 2016.
Ndeshja u vendos nga një autogol dhe përfundoi me rezultatin 1 – 0, duke lënë jashtë turneut Irlandën e Veriut.
Gareth McAuley shtyu në portën e tij goditjen e Beilit në minutën e 75′.
Deri në ato momente irlandezo – veriorët kishin zhvilluar një ndeshje të mirë.
Uellsi pret kundërshtarin në përballjen Hungari – Belgjikë.