Gjykata e Versajës hoqi masën që i ndalonte sulmuesit të Realit të Madridit dhe kombëtares së Francës që t’i afrohej Valbuenas gjatë procesit ku Benzema hetohet si bashkëpunëtor në tentativën për zhvatje ndaj shokut të ekipit në kombëtare me një video erotike.
Ky është hapi i parë i rikthimit të Benzemasë në kombëtaren e ‘gjelave’, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Presidenti i Federatës Franceze.
E ndërsa për futbollin rikthimi i sulmuesit është një lajm i mirë, për Shqipërinë është lajm i keq, pasi Franca ndodhet në të njëjtin grup me dhe do të ishte një kërcënim serioz për kuqezinjtë në Euro 2016.