4 ditë nga nisja e EURO 2016 që do të mbahet në Francë, presidenti Fronsua Holond deklaroi se rreziku terrorist ekziston dhe do të zgjasë për një kohë të gjatë.
François Hollande, President i Francës: “ Kërcënimi terrorist është konkret dhe do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kësisoj në duhet të marrim të gjitha masat që ky organizim i madh të shkojë mbarë.”
Presidenti francez theksoi se janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë, dhe gjatë kohës që do të mbahet kampionati europian do të angazhohen më shumë se 90 mijë trupa policore. Holond u bëri thirrje edhe sindikatave të transportit për ndërprerjen e grevës, që po mbajnë në protestë të ligjit të ri të punës.
Ndërkohë në Ukrainë, autoritetet njoftuan të shtunën arrestimin e një 25-vjeçari francez, që kishte planifikuar sulme terroriste gjëtë EURO 2016. Ai u kap me një sasi të konsiderueshme eksplozivi dhe disa kallashnikovë.
Më herë edhe inteligjenca gjermane, Europoli apo Departamenti Amerikan i Shtetit kanë ngritur alarmin për sulme të mundshme terroriste në Francë gjatë zhvillimit të kampionatit europian të futbollit.
Tv Klan