Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro 2016/ Francë-Portugali në finale

2016/07/07 at 10:56 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro 2016/ Francë-Portugali në finale

Ka mjaftuar një dygolësh i Griezman Franca eliminon Gjermaninë, duke dalë në finale të “Euro 2016”, ku të dielën në mbrëmje do ta presë Portugalia e Kristiano Ronaldos. Në gjysmëfinalen mes “gjelave” dhe “panterave”, kanë triumfuar organizatorët e këtij Europiani, të cilët kanë fituar 2-0 falë një dygolëshi të sulmuesit më të mirë të turneut, Antuan Griezman, 6 gola. Por jo vetëm kaq. Francezët nuk i mundnin gjermanët në një ndeshje zyrtare që nga finalja për vendin e tretë në Botërorin 1958, e fituar 6-3 në Goteborg të Suedisë. Që nga ajo ditë, kishte festuar gjithnjë Gjermania, por nga sonte, historia ka ndryshuar dhe “gjelat”, kanë thyer tabunë.


Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Velodrome” të Marsejës, impiant i cili ka një kapacitet prej 67,354 vendesh. Gjermania e nis ndeshjen pa praninë e 3 titullarëve: Gomez dhe Khedira të dëmtuar, ndërsa Humel i pezulluar për shkak kartonësh.

Francezët u shfaqen më të rrezikshëm më dhjetë minutat e para. Një aksion i nisur nga krahu i majtë në minutën e 7-të, nxori disi të zbuluar Griezmanin në zonën e rreptësisë, por gjuajtja e tij u devijua nga Nojer. Gjermanët patën një rast të mirë për gol në minutën e 13-të, kur Myler gjuajti në zonën e rreptësisë, por topi u devijua pa rrezikuar kuadratin e Lorisit.

Më pas, Zhirud pati një mundësi të artë për Francën pas një aksioni që nisi pas mesit të  fushës, duke kapur në befasi mbrojtjen gjermane, por u bllokua nga Hëvedes në momentin kur ai do të gjuante drejt Nojerit. Por kur dukej se gjyqtari Ricoli do të vërshëllente mbylljen e pjesës së parë, talian pa një prekje të topit me dorë nga Shvajnshtajger gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, duke dhënë 11-metërsh të dyshimtë në minutën e 45-të.

Griezman nuk e pati të vështirë të shënonte përballë Nojerit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Në pjesën e dytë, skuadra e Lëvit është hedhur në sulm, por dukej se ishte një mbrëmje “jo”, sepse Boateng braktis fushën pas një dëmtimi teksa po godiste një top.

Në vend të tij hyn shqiptari Shkodran Mustafi. Në fushë aktivizohet edhe Gëce në vend të Kan, por është sërish skuadra e Deshampit që shënon me Grizeman, falë një këmbënguljeje të Pogbasë nga e majta dhe daljes gabim të Nojerit. Gjithsesi kampionët e botës nuk dorëzohen dhe rrezikojnë dy herë për të shënuar, por tregohen të pasaktë përpara portës.

Kësisoj, Franca del në finale të Europianit 2016 në pa bërë shumë zhurmë, duke qenë vendimtare në ndeshjen më të vështirë të kësaj veprimtarie. Pas kësaj fitoreje, skuadra e Deshampit ka sulmin më të mirë në këtë Europian (13 gola të shënuar). 45% e golave të tyre janë shënuar me kokë (5 nga 13). Golashënuesi më i mirë i kompetacionit është sigurisht Antuan Griezman, me 6 gola të shënuar, por që mund ta thellojë shifrën në finalen ndaj “lusitanëve”.

Ndërkohë që Franca është e pathyeshme në 18 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi mes Europianëve dhe Botërorëve. Disfata e fundit ka ndodhur në “Euro 1960” (0-2 ndaj Çekosllovakisë). Portugalia është e paralajmëruar.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Para
Francën e pret ‘ferri’ në çerekfinale

Euro 2016/ Franca shkon në finale, mposht Gjermaninë

Grabitja me armë në Rinas, Basha: Shteti ka rënë

Basha i përgjigjet Ramës: Tu zgjidh goja pas grabitjes e foto-skandalit

Uefa: Griezmann lojtari më i mirë

Uefa: Griezmann lojtari më i mirë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com