Karim Benzema po kërkon që të jetë me cdo kusht në Euro 2016 duke tentuar që të lerë pas krahëve skandalin e shantazhit me Valbuenan, por ka një kundërshtar të madh përpara.
Kryeministri francez Manuel Valls i kërkoi teknikut, Didier Deschamps që të ftojë lojtarët më të mirë në Euro 2016, por jo sulmuesin e Realit.
Pas deklaratave të kryeministrit ka reaguar Benzema përmes një postimi në rrjetet sociale “12 vite si profesionist me 541 ndeshje, asnjë karton i kuq dhe vetëm 11 të verdhë! Ende dikush flet për mua”, ka shkruar Benzema në Twitter.