Një makinë e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Artan Qerkini, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve.
“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.
Gjithashtu Gjykata Speciale ka bastisur mëngjesin e sotëm, banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.