Verona i ka dhënë besimin e plotë portierit Brazilian Rafael teksa është vendosur që ai të vijojë karrierën e tij me veronezët, por një ofertë e mirë për të në janar do ta ndryshonte situtën, ndaj drejtuesit e klubit kërkojnë të mos jenë të papërgatitur e po shikojnë tregun e lojtarëve për të gjetur një tjetër portier.
Sipas tuttomerkatoweb.it, në listën e tyre janë përfshirë portieri i Sunderland Manone, Etrit Berisha dhe Pegolo i Sasuolos, ndërsa zëvndësues do të jetë portieri me perspektivë Pierluigji Golini.
Por, pista për kalimin e Berishës tek Verona, bëhet e vështirë, pasi sipas Sky Sport Liverpoli duket se është i interesuar për portierin Marketi, e nëse realizohet kjo lëvizje, atëherë Berisha mbetet te Lazio në rolin e portierit të parë.
Pas interesimit për Bernard Berishën e Skënderbeut, në listën e dëshirave të Veronës shtohet edhe emri i portierit të kombëtares kuqezi, ndërsa më parë me këtë skuadër janë lidhur emrat e Ajetit dhe të Fejzullahut që nuk u konkretizuan, pasi qendërmbrojtësi firmosi me Frosinonen e Fejzullahu vijon të jetë pjesë e Partizanit.
Kujtojmë, që më parë për ekipin e Veronës është aktivizuar edhe ishsulmuesi shtatlartë i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani.