Etrit Berisha është duke numëruar ditët e fundit tek skuadra e Lazios.
Portieri i Kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësirat e duhura te Lazio dhe ka kërkuar largimin.Sipas asaj që ka shkruar ‘Republica.it’, Berisha është ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Lazio pasi është lodhur duke pritur rastin të jetë portieri titullar.
Lazio ka pranuar kërkesën e Etritit për largim dhe kështu do t’i shqyrtojë ofertat që do të vijnë pas Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’, Raporton Telegrafi.
Berisha ka pasur disa oferta të rëndësishme në janar por vendosi qëndrimin te Lazio së paku deri në verë ku edhe do të largohet nga kryeqyteti italian.