Lojtarët e kombëtares janë të përqendruar te “Euro 2016”. Pasi kanë luajtur dy ndeshje në Grupin A, të dyja të humbura, nesër është e treta e vërteta. Luhet ndaj Rumanisë dhe një fitore e mundshme mund t’i kualifikojë kuqezinjtë më tej. Çka do të ishte “qershia mbi tortë”, do t’i mbante De Biazin dhe të tijtë ende në Francë. Nga ana tjetër, kuqezinjtë janë në “vitrinën” më të madhe të mundshme, në sytë e menaxherëve dhe klubeve të ndryshme, duke u bërë pjesë e interesimeve të shumta.
Fjala vjen, Bekim Balaj e mbylli marrëveshjen me Terek Grozny gjatë kohës që është në Francë, të tjerë kanë gati bisedimet. Njëri ndër ta është Etrit Berisha, që nuk ka gjetur hapësira aktivizimi te Lacio. Mediat turke shkruajnë sot se gjigandi i futbollit të këtij vendi, Beshiktashi, dëshiron ta bëjë të vetin portierin tonë kuqezi. Etrit Berishën e shikon si përforcimin e duhur për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve