Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ESPN/ Pesë arsyet pse duhet të ndiqni ndeshjen Rumani- Shqipëri

2016/06/18 at 4:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
ESPN/ Pesë arsyet pse duhet të ndiqni ndeshjen Rumani- Shqipëri

Rrjeti sportiv ESPN jep pese arsye pse duhet të ndiqni ndeshjen Rumani-Shqiperi


Luhet për gjithcka ose asgjë

Rumani-Shqipëri nuk duket shumë e bukur në letër, por mund të kthehet në një klasike. Përballë vihen dy skuadra të pavlerësuara, të mallkuara nga mungesa e fatit, me një mundësi për t’u kualifikuar. Nuk ka arsye se pse të luhet për një barazim. Ky rezultat do të ishte një eliminim i sigurt për Shqipërinë dhe mundësisht edhe për Rumaninë. Vetëm një fitore jep shanse. Dy skuadrat janë treguar të kujdesshme në dy ndeshjet e para: treguan përkushtim për të mos bërë ndonjë budallallëk që mund t’i dërgonte mes grupit të 8 ekipeve të para që do të largohen nga Franca. Por ky moment ka kaluar. Tani është koha që të mos mendojnë për kujdesin.

Shqipëria nuk dorëzohet kurrë

Shqipëria është mbresëlënëse: një skuadër me kaq pak resurse por e bekuar me sa duket me kurajë të palimituar. Shumë skuadra do të ishin dorëzuar pasi të kishin humbur kapitenin në pjesën e parë në ndeshjen e parë, por djemtë e Xhani De Biazit dukej sikur e injoruan kartonin e kuq të Lorik Canës dhe u hodhën në sulm. Zvicra po kryesonte me një gol avantazh por e pa veten të përballej me një kundërsulm të pamenduar. Shqipëria vuri në vështirësi zviceranët duke refuzuar që të shqetësohej për problemet e situatës në të cilën gjendej.

Ata ishin edhe më të shkëlqyer ndaj Francës në Marsejë, duke kapitalizuar pasigurinë e vendasve dhe thuajse duke i siguruar vetes një pikë. Të thuash që Shqipëria meriton më shumë për përpjekjet që ka bërë, është praktikisht gjëja më e sigurt e kësaj vere.

Edhe ato jane të rrezikshëm nga krahët

Të dielën, për herë të parë, ata do të kenë mundësi të barabarta. Rumania ka forcë, por nuk është Franca. Nuk do të jetë e nevojshme që të presin të tërhequr. Shqipëria mund të luajë sipas dëshirës së saj. Forca e tyre më e madhe, përveç frymës luftarake, është aftësia për të shpërthyer me shpejtësi nga krahët. Dy mbrojtësit e krahut, Agolli dhe Hysaj, nuk e kanë aspak problem të kalojnë mesfushorët e krahëve, Lenjani dhe Lila. Nëse Memushaj, i jashtëzakonshëm kundër Francës, mund të sigurojë më shumë mbështetje për sulmuesin punëtor Sadiku, Shqipëria mund t’i krijojë probleme Rumanisë.

Edhe Rumania ka qenë e pafat

Rumania ka një pikë që tani, por mund të kishin qenë dy të tilla. Një penallti e Bogdan Stançu thuajse i siguroi një pikë ndaj organizatorëve francezë në Paris. Por u mposhtën nga një moment gjenialiteti spektakolar të Dimitri Paje. Kujtoni që ata mund të kishin kaluar në avantazh që në 5 minutat e para, të ndaluar vetëm nga një pritje e pabesueshme e Hugo Loris. Ashtu si Shqipëria, mund të mbrojnë mirë, por ata do t’i gëzohen mundësisë që kanë për të marrë iniciativën. Janë gati për ta bërë një gjë të tillë.

Shfaqja e fundit e Angel Jordaneskut

Kjo është hera e tretë ku Angel Jordanesku merr drejtimin e Rumanisë, por ai do të asociohet gjithmonë me herën e parë. Ai ishte trajneri i kombëtares në vitin 1994, kur fitoret kundër Kolumbisë dhe SHBA, i krijuan kushtet për një fitore të pabesueshme 3-2 ndaj Argjentinës. U eliminuan vetëm me penallti nga Suedia. Jordanesku braktisi senatin rumun për një mundësi tjetër në këtë detyrë dhe ndonëse përsëritja e asaj paraqitje është shumë e pamundur (askush në skuadër nuk i afrohet klasit të Haxhit), ai nuk ka ndërmend të dëmtojë imazhin e tij me një largim të shpejtë në fazën në grupe.

 

 



Ju sugjerojmë

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
Para
Ja cilët artistë do të bojkotojnë “Top Awards”

Ja cilët artistë do të bojkotojnë "Top Awards"

Euro 2016/ Belgjika mund Irlandën

Euro 2016/ Belgjika mund Irlandën

Dajt/ Digjet një parcelë me kanabis

Dajt/ Digjet një parcelë me kanabis

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
9 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë pasionante. Jeta sentimentale do të jetë e mbrojtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com