Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eskobari/Mediat greke fakte të reja për Balilin: Kaloi një kamion me drogë

2016/05/13 at 9:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eskobari/Mediat greke fakte të reja për Balilin: Kaloi një kamion me drogë

Media greke ka vazhduar serinë e publikimeve për grupin kriminal të trafikut të drogës. “Kathimerini” shkruan se hetimet nga policia greke në Athinë kanë nisur pas informacioneve nga policia bullgare, sipas së cilës, policia italiane po heton veprimtarinë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës me lidhje edhe në Greqi.


Sipas informacioneve të bullgarëve, pjesëtarë të organizatës veprojnë në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali dhe Spanjë, ndërkohë që në Greqi vepron pjesa e transportit ndërkombëtar të drogës me kamionë.

Prej vitit 2013 deri sot, italianët kanë arrestuar 59 persona, ndërkohë që janë sekuestruar mbi 3 tonë marijuanë, 96 kg kokainë dhe 65 kg hashash “çokollatë”. Një agjent i antidrogës greke tha për “Kathimerini” se rolin kryesor në grup e kishte 50­ vjeçari shqiptar, Dhimitër P., banues në Belgjikë.

Ai përdor pseudonimin “Valter”, zotëron shtëpi në Tiranë e Athinë, ndërkohë nga kërkimet e palës shqiptare u zbuluan depozita në banka prej 366.000 euro në Greqi, 460.000 euro në Shqipëri dhe 100.000 euro në Belgjikë.

Një nga kamionët e tij, që transportonte goma nga Brenda e Holandës në Londër, në prill 2015, u kontrollua imtësisht në Kalai të Francës. Ky fakt e bëri atë të minimizonte kontaktet telefonike me pjesën tjetër të grupit. Pjesë drejtuese e grupit, sipas “Kathimerini”, është edhe 44­ vjeçari shqiptar, Klement B., ose “Keli”, ndaj të cilit u lëshua urdhër ndërkombëtar arresti.

Bëhet fjalë për drejtorin e Transporteve në Sarandë, i cili pardje deklaroi për shtypin elektronik: “Mediat në Greqi thonë që jam arrestuar, por unë ndodhem si zakonisht në punën time”.

Gjithashtu iu përgjigj akuzave nga drejtues të Partisë Demokratike, duke thënë se synimet e tyre janë politike. “Në mars të vitit 2016, gjatë përgatitjeve për trafik droge nga Shqipëria në Europën Perëndimore, ‘Keli’ arriti të organizonte kalimin e kamionit me drogë, pa pasur probleme nga kontrolli doganor, ndërkohë që nga bashkëbisedimet e tij shfaqet si personi që kishte përgjegjësinë për transportin e hashashit me skafe nga Shqipëria në ishujt e Jonit dhe prej andej në Europën Qendrore e Perëndimore.

Madje, para se grupi të shkarkonte rreth 700 kg hashash në një ishull shkëmbor në Zakinthos, “Keli” kishte dërguar në Greqi dy bashkëpunëtorë të tij që të merrnin me qira një shtëpi në bregdetin e Lefkadhës për të fshehur drogën. Një nga zbulimet interesante të hetimit është që pjesëtarët e grupit përdornin zyrë turistike në agjencinë e Athinës në Egaleo, për të transportuar dhe shkëmbyer mes tyre sasitë e mëdha të parave.

Në një rast madje, në një autobus të zyrës, u gjetën 32.000 euro të grupit. Ndërkohë “Ethnos” shkruan se në 26 janar 2016, për këtë shkak u organizua në Hagë një takim i përfaqësuesve të DEA dhe autoriteteve greke, belge, angleze, holandeze, bullgare, italiane, spanjolle dhe austriake, ku Greqia kërkoi asistencë gjyqësore nga Eurojust.

Ndërkohë në 2015-­n është realizuar takimi i palës shqiptare me drejtorin e policisë greke, Kostandino Tsuvala, në prezencë të drejtorit të policisë së Athinës, Kristo Papazafiri, në të cilin ishte diskutuar goditja e grupit.



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Vuri tritol për divorcin, arrestohet kushëriri i “Babagjyshit”

Vuri tritol për divorcin, arrestohet kushëriri i "Babagjyshit"

Të mbathurat e kryebashkiakut, “shfrenohet” fantazia në rrjetet sociale

Të mbathurat e kryebashkiakut, "shfrenohet" fantazia në rrjetet sociale

Gruaja e Sinan Hoxhës një besimtare shembullore e fesë islame

Ja ku po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë Andrra Destani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com