Kelment Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh për trafik droge në sasi të mëdha. Ai njihet ndryshe si Eskobari i Ballkanit. Emri i tij shfaqet sërish në mediat e huaja. Një nga gazetat më të mëdha ne Greqi, “Ethnos”, shkruan sot se “pas ngarkesës prej 1 ton kanabis që u kap dje në Athinë, eshte një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i lidhur me 44-vjeçarin shqiptar, Kelment Balili”.
Droga u zbulua në një magazinë në zonën Afidnes, rreth 30 km nga qendra e Athinës.
Gazeta greke thekson se “policia ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj Kelment Balilit, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. “Megjithëse autoritetet shqiptare kanë filluar procedurat përkatëse, 44-vjeçari nuk është arrestuar ende”.