Burime të sigurta bëjnë me dije se dy kryebashkiakët, Artur Bushi (Bashkia Krujë) dhe Artur Bardhi (Bashkia Kurbin), pritet të japin dorëheqjen.
Nga të njëjtat burime, flitet se koha e dorëheqjes së tyre është paqartë, por me shumë gjasa kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.
Mësohet, se dy kryebashkiakët “po përfundojnë një proces shumë serioz reflektimi dhe mund të jenë shumë shpejt në prag të dorëheqjes, duke ndjekur rrugën e Elvis Rroshit”.
Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./360gradë.al