Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Është braktisur prej 3 vitesh”, Ortopedia shkon në maternitetin e vjetër me kushte skandaloze

2024/01/19 at 9:22 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Është braktisur prej 3 vitesh”, Ortopedia shkon në maternitetin e vjetër me kushte skandaloze

Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lezhës, njëherësh shef i Repartit të Ortopedisë në këtë institucion, denoncon drejtuesin e spitalit, Leon Kaza, i cili po kërkon të transferojë Repartin e Ortopedisë në ambientet e maternitetit të vjetër, që është në kushte skandaloze. Shkak i këtij transferimi është bërë rikonstruksioni total, që do t’i bëhet Spitalit të Lezhës.


Pashk Gjoni: Është themeluar në 1998-n nga ana ime. Sot jemi 2 mjek ortoped që shërbejmë në këtë repart. Në atë kohë Reparti i Ortopedisë ose shërbimi i ortopedisë, ka qenë i inkuadruar në repartin e kirurgjisë, që është në repartin matanë. Nga viti 2008, Reparti i Ortopedisë, falë edhe një investimi nga Ministria e Shëndetësisë të asaj kohe, funksionon si një repart ortopedie më vete, i përfshirë në shërbimin e kirurgjisë. Tani, shërbim ortopedie që operacione të mëdha në një vit, nga 220-230, 200 operacione të mëdha në vit ishin mbuluar nga ana ime. Manipulime në sallë, që quhen ndërhyrje të vogla, janë diku tek 700 në vit. Problem i këtij reparti fillon me rikonstruksionin e ri të spitalit. Është një gjë krejt e bukur, është një gjë krejt e mirë që ky spital do të rikonstruktohet, por telashet fillojnë në momentin që përmendet fjala rikonstruksion. Përse? Deri në këtë moment që ne flasim nuk ka asnjë shkresë zyrtare që Reparti i Ortopedisë duhet të lëvizë nga këtu dhe të shkojë në një vend tjetër.

Gazetari: Pra, nuk jeni njoftuar zyrtarisht?

Pashk Gjoni: Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga drejtoria e spitalit se ku do shkojmë. Nëpërmjet punonjësve, stafit të drejtorisë, jo drejtori vet besoj, ka njoftuar kryeinfermieret që do zbrisni poshtë në maternitetin e vjetër dhe materniteti i vjetër është i braktisur prej 3 vitesh.

Ne pamë nga afëre ambientet tek materniteti i vjetër, gjendja e të cilit është e mjerueshme, pasi kjo godinë ka qenë e mbyllur për shkak të amortizimit prej dy vitesh. Transferimi i Ortopedisë ka sjellë edhe shpenzime nga taksat dhe Spitali i Lezhës ka tenderuar 6 milionë lekë për përshtatjen provizore deri në përfundim të të gjithë rikonstruksionit. Në vend nuk konstatohet asnjë tabelë, që të sinjalizojë shumën e shpenzuar dhe afatet e punës për përshtatjen e maternitetit të vjetër.

Zgjidhja, që doktor Pashk Gjoni propozon, pa shpenzuar, është brenda rrethimit të këtij spitali. Materniteti i ri, që është 20 m larg me Repartin e Ortopedisë, ka dhe dy salla moderne për operacion. Por, Drejtori i Spitalit, që është gjinekolog në maternitetin e ri, nuk pranon, që deri në përfundim të rikonstruksionit total të spitalit, ky repart të kalojë në një nga katet e maternitetit të ri.

Pashk Gjoni: Sa informacion kam unë, atyre iu është akorduar një sasi fondi, një sasi lekësh, se sa mund të jetë, ose 50-70 milionë lekë të vjetra, ose 5-7 milion lekë të reja, për ta përshtatur për nevojat e spitalit, për kohën e rikonstruksionit që do të jetë…

Gazetari: Është përshtatur?

Pashk Gjoni: Sipas informacionit që kam unë, kjo nuk është zyrtare, është përshtatur. Sallat e operacionit janë përshtatur për t’u sjellë. Unë kërkoj që, siç shtrëngohet shërbimi i ortopedisë dhe shërbimet e tjera të këtij spitali, të shtrëngohen të gjithë nga pak dhe ne të spostohemi 20 metra nga këtu. Kjo është zgjidhja më e thjeshtë, zgjidhja pa asnjë lloj kostoje sepse kjo është e përshtatur dhe nuk mund të shpenzosh lekë në maternitet, ndërkohë që statistikat e spitalit të Lezhës, numri i interventeve për 1 vit, ortopedi, kirurgji, gjinekologji, është diku tek 1200 intervente në vit. 1200 intervente në vit mund të bëhen duke shfrytëzuar në maksimum me një sallë operacioni. Me dy salla operacioni, bëhen duke pasur lirshmëri dhe duke mos sforcuar fare, as personelin, as mjekët kirurg. Pas kësaj, do ta padis në prokurori për shpërdorim fondesh , sepse këto janë fondet e taksapaguesve fondet e qeverisë shqiptare. Nuk kam, deri tani, asnjë lloj informacioni që të ma vendosin në tavolinë dhe të më thonë: “Kjo do jetë zgjidhja!” /tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
Zelensky parashikon një “shtator të fuqishëm” për Ukrainën: Në javët në vijim presim…

Zelenskyy fton Trumpin në Kiev, por me një kusht: Nëse ndalon luftën brenda 24 orëve... 

27% e punonjësve shqiptarë janë të mbikualifikuar për punën që bëjnë 

27% e punonjësve shqiptarë janë të mbikualifikuar për punën që bëjnë 

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Greqi/Shfrytëzonte të mitura për prostitucion, tutorja shqiptare mohon akuzat: Paratë ishin për një... 
















TE FUNDIT

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com