Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ese për Emigrantët

2017/06/10 at 8:45 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 13 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu

Jemi një popull emigrantësh. Më vjen gjithnjë në mend kjo frazë, në udhëtimet e gjata, ku pothuajse përherë, një person qëllon të më afrohet për të më përshëndetur apo folur shqip. Jo vetëm në Europë ku kjo gjë është e kuptueshme. Por edhe në shumë vende që nuk e mendoja asnjëherë që një shqiptar, do të më dilte përpara për të më thënë nga vinte ose nga vijnë prindërit e tij. Disa flasin shqip rrjedhshëm; të tjerë kanë vështirësi. Të gjithë bashkë kanë një krenari të cuditshme për prejardhjen e tyre. Vitet dhe distanca, një gjendje më e mirë ekonomike, i ka bërë më të ndjeshëm për origjinën, më të afërt me të. Shumica kanë një pamje të ndryshme nga ajo e prindërve që lanë Shqipërinë kryesisht në fillim të viteve ’90 – të. 

Emigrantët e Greqisë po hyjnë në brezin e dytë. Shumica kanë lindur ose kanë shkuar fëmijë në Greqi. E kanë më vështirë nga gjithë integrimin. Ata të Italisë disi më të lehtë. Por janë më pranë Shqipërisë. Ata që janë larg kanë një qasje krejt tjetër. Më kujtohet një barmen në një lokal buzë detit në Kancun që më një shqipe të dominuar me fjalë anglisht më tregoi se vinte nga Laçi, se prindërit e tij kishin emigruar në Florida kur ai ishte 5 vjec dhe se vetëm një herë ishte kthyer në vendlindjen e tij. Babai im të sheh në youtube më tha, por ai vetë nuk dinte as si quhesha e as me çfarë merresha tamam në Shqipëri. Ju dëgjova që flisnit shqip, më tha dhe m’u duke fytyre e njohur.

Por brezi i dytë e ka më të lehtë. Ata që kanë lënë vendin në moshë të madhe më të vështirë. M’u kujtua se si vite më parë në Buonas Aires u takova me një aktor të njohur shqiptar. Një prej atyre që kishte shënjuar fëmijërinë time. M’u duk thuajse i rrënuar nga largësia dhe mungesa e vendlindjes. Siç m’u kujtua një burrë i moshuar që kisha takuar në një darkë të Ambasadës shqiptare në Kairo. Kishte mbetur në Kairo si shpura që kishte shoqëruar mbretin Zog në vitin 1947. Kishte ikur nga vendlindja thuajse 5 vjec dhe e vetmja gjë që mbante mend ishte imazhi i Dajtit që shihte çdo mëngjes nga dhoma e fëmijërisë. Dajti është aty, i thashë instiktivisht. Ishte fraza më pa sens në botë, por burri u gëzua shumë. U gëzua po aq shumë sa ai djali nga Shkodra, që pas 22 vitesh në Nju Jork, pa u kthyer kurrë në atdhe më bëri pyejen më befasuese:

– A ka më xixëllonja? S’kam pa ma kurrë!

Nuk i kisha parë as unë nga fëmijëria, por kur i thashë Po, gjithë siguri, sytë e djalit ndëritën si vetë xixëllonjat

Jemi popull emigratësh, por një popull që për fat jemi integruar mirë. Thuasje 1/3 e popullsisë sonë ka lënë Shqipërinë këtë çerek shekulli. Kanë ikur nga varfëria, nga papunesia, nga ndryshoja që ndjenin në një atdhe që për shumë vite thuajse nuk ju përkiste. Ikën duke u kacavjerrë mbi anije; ikën duke hyrë në ambasadat e huaja; ikën hipur mbi gomonë që çanin errësirën e Adriatikut dhe që morën shumë jetë. Iknin me cdo gjë që mundeshin. Në Fircence, në 1991 pata takuar dy djem që ishin larguar me anijen që sillte gurë nga Orikumi. I trembur nga turma kapiteni kishte hequr timonin dhe e kishte marrë me vete. Ata që donin të iknin në itali kishin marrë një çels papagall dhe me të kishin sajuar një timon të imporvizuar. Nuk do ta harroj kurrë rrëfimin e tyre. Siç nuk do të harroj rrëfimin e atij djalit nga Kukësi që kishte qëndruar i mbërthyer nën maune plot 12 orë për t’i shpëtuar kontrollit të kufijve dhe të arrinte në Belgjikë. 

M’u kujtuan vitet e para. Emigrantët që takova në Romë dhe kalova ca ditë me ta. Ishte viti 1991, sapo ishin nisur anijet e para. Qëndronin gjithë ditën në zonën e stacionit Termini dhe përgatiteshin për eventin më të madh të javës. Ishte vizita në tezgat e Porta Portezes, ku mundoheshin të vidhnin tek tregtarët grosistë gjithëçka mundnin. Në fakt për ne gjithçka ishte e vlefshme. Në atë varfëri mbytëse. Ishte një ritual që zgjaste me orë, nën klithmat e shitësve apo kërcënimin e karabinierëve që vërtiteshin andej pari.

Rituali merrte fund kur gjithë malli, preja e javës, ose e disa javëve, ambalazhohej në ca thasë të mëdhenj plastikë dhe nisej për në Shqipëri. Ajo ishte pjesa e tyre më njerëzore, më e prekshme. Qëmtimi i ndonjë njeriu që kthehej në Shqipëri dhe pranonte të merrte bashkë me thasët e tij edhe një apo dy thasë të tyre, ishte gjuetia më e vështirë në qytet. Shpesh ata ishin në qytete të tjera, afër apo larg dhe emigrantët niseshin. I ambalazhonin mallrat e tyre duke i ngritur fillimisht lart, duke i parë me vëmendje gjithë detajet, sikur të donin të mendonin se cila do të qe ndjesia e djalit apo vajzës kur t’i hapnin ato, atje në Shqipëri. Ato momente përmalleshin, bëheshin më melankolikë, ju mbusheshin sytë me lot. Lotët fillonin dhe breronin pa dashje, pak nga pak dhe më me forcë kur uleshin për të shkruajtur letrën që do shoqëronte thesin. Letrën e rradhës që fillonte gjithnjë me fjalët: “E ose I dashur shpirti i babit, Babi të do shumë, të mendon gjithnjë dhe e merr malli për ty…” Pastaj vijonte me një përshkrim të jetës aty. Një përshkrim rozë, të embël, që e bënte kapanonin e mjerë të Karitasit si të ishte hoteli më luksoz në botë, jetën e përditshme një jetë normale dhe që i paraqiste ata me atë dimension që ju mungonte aq shumë, dinjitetin. Qenë dinjitozë në letrat e tyre, shumë dinjitozë dhe e gjitha kjo, përmbyllej sërish me një shpërthim emocional: “Ju përqafoj shumë, do shihemi së shpejti” ose “kujtoje çdo ditë babin tënd”. Shpesh, duke shkruajtur fillonin të qanin me zë dhe atë moment, qanin thuajse në kor të gjithë djemtë dhe burrat e tjerë. Siç bënin kur ndonjë prej tyre merrte ndonjë lajm fatkeqësie, ose gëzimi dhe ata e ndanin bashkë.

Ajo kohë për fat kaloi shpejt. Qëlluam që ishim një popull që ditëm të pështateshin dhe të bëheshim shumë të ngjashem me vendasit ku emigruam. Shumë më të përshtatur se sa kombë të tjerë. Ditët e rënda u harruan.

Vite më vonë, qëlloi të takoja disa prej bashkëudhëtarëve të asaj pranvere 1991 në Romë. Jeta e tyre kishte ndryshuar, ata qenë bërë qytetarë të një Europe normale, kishin familje të lumtura, por kostoja që kishin paguar për këtë nuk kishte si mos linte gjurmë. Vetëm se ata i ruanin fëmijët prej saj, nuk ju rrëfenin për atë kohë, për fillimet. Nuk donin që ata ta preknin atë haraç që prindërit e tyre kishin paguar në rrugën e vështirë të integrimit.

Jemi një popull emigratësh. Një popull që u shkapërdis befas, në pak vite në fillim të ’90 – tës. Nuk e di si do të kishte qenë jeta jonë pa ta. Pa të ardhurat e tyre, pa dashurinë që kanë për vendin dhe pa pasionin për ta parë atë ashtu sic duhet. Jemi një vend emigrantësh dhe duhet të jemi krenar për ta. 

Blendi Fevziu

 


Etiketa: emigrantetshqiperiaeemigranteve


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 10 Qershor 2017

Moti, parashikimi për javën që po vjen

Moti në fundjavë nuk do jetë siç e prisnit...

Video/ Sot hapet Sheshi Skenderbej, Edi Rama ka dy fjalë zemre…

Video/ Sot hapet Sheshi Skenderbej, Edi Rama ka dy fjalë zemre...
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com