Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Escobari’/ Vendet ku janë përqendruar kërkimet e policisë

2016/05/19 at 8:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Escobari’/ Vendet ku janë përqendruar kërkimet e policisë

Një ditë pas njoftimit të urdhërarrestit të palës greke për Klement Balilin me akuzën e trafikut të drogës, 44-vjeçari nuk është arritur të lokalizohet në Shqipëri.

Policia e Tiranës dhe ajo e Sarandës kanë kryer dje disa verifikime në lidhje me vendndodhjen e të kërkuarit, por asnjë gjurmë e ish-drejtorit të Transportit të Sarandës nuk është gjetur.

Ndërsa jepte intervista nga zyra e drejtorit të Transportit një javë më parë, kur Greqia publikoi akuzat ndaj tij, së fundi Klement Balili ka humbur çdo gjurmë në kohën kur urdhërarresti ndaj tij ka mbërritur në Tiranë.

Policia ka verifikuar dje disa banesa të personave të afërt dhe lidhjeve shoqërore të 44-vjeçarit në Sarandë dhe në Tiranë, por pa arritur ta lokalizojë të dyshuarin. Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka kryer ndonjë veprim ditët e fundit për arsye se nuk ka ende nga pala greke ndonjë material në lidhje me provat konkrete dhe akuzat përkatëse të ngritura për Klement Balilin.

Një burim i Prokurorisë ka thënë se pala greke nuk ka përcjellë ende asnjë vendim gjyqësor apo ndonjë provë penale në lidhje me akuzat që bëhen ndaj Klement Balilit. Për këtë arsye organi i akuzës ka pohuar se është në pritje të dosjes nga Greqia. Ligji e kërkon që kur një shtet i kërkon një shteti tjetër kapjen e një të dyshuari, kërkesa të mbështetet me vendime gjyqësore mundësisht të formës së prerë.

Kërkesa për arrest duhet gjithashtu të ketë bashkëngjitur edhe provat kryesore nga buron akuza për personin në kërkim. Klement Balili u zhduk javën e kaluar, vetëm një ditë pasi nga zyra e tij në Drejtorinë e Transportit të Sarandës deklaroi se nuk ishte i përfshirë në trafikun e 750 kilogramëve marijuane të kapur në Zakinthos të Greqisë.

Ky aksion i nisur nga Policia greke çoi në arrestimin e 15 personave në Greqi dhe 2 të tjerëve në Belgjikë.

BIZNESMENI

Policia ka verifikuar hyrjedaljet e disa shtetasve grekë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, pasi ka dyshime se ata kanë ardhur në Sarandë gjatë këtij viti. Ata janë takuar me Klement Balilin në hotelet dhe rezortet që biznesmeni 44-vjeçar zotëron në Jug të Shqipërisë. Pikërisht këto hyrje-dalje të këtyre shtetasve janë duke u verifikuar së fundmi nga ana e Policisë./Panorama

Ju sugjerojmë

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

30 Qershor, 2025 11:24 am
GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

30 Qershor, 2025 11:10 am
“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
Aktualitet

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

30 Qershor, 2025 10:52 am
Para
SHBA, kandidatët për president përgjohen nga qeveritë e huaja

SHBA, kandidatët për president përgjohen nga qeveritë e huaja

Ja lista e ushqimeve që parandalojnë thinjat

Ja lista e ushqimeve që parandalojnë thinjat

Si është gjëndja e rendit në shqipëri ?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
30 Qershor, 2025

Përfundon plotësisht Bypass-i i Vlorës dhe u ofrohet përdoruesve të rrugës në 29 kilometrat e tij, me standarde të larta...

Lexo më shumë

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
30 Qershor, 2025

Arrestohet në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
30 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të...

Lexo më shumë

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
30 Qershor, 2025

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se sulmet e fundit ushtarake të SHBA-ve i kanë dhënë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com