Përveç Klement Balili, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi ka lidhje me trafikimin e 678.5 kilogramë kanabis sativa janë bërë të ditur edhe emrat e dy shqiptarë të tjetër të cilët kanë bashkëpunuar me Balilin, raporton syri.net.
Policia bën të ditur se në Greqi janë vënë në pranga dy shqiptarët, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, pasi akuzohen se janë urdhëruar nga Klement Balili për të transportuar lëndën narkotike nga Saranda drejt Greqisë, për në ishullin e Zakytho.