Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar: Aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin Kurti

2024/03/12 at 8:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Escobar flet për çështjen “McGonigal”: Nuk ka ndikim në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të martën se “partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është në mes të popullit amerikan dhe popullit të Kosovës dhe nuk varet nga një njeri apo një parti”, duke i bërë jehonë një qëndrimi të përsëritur ditëve të fundit nga zyrtarë amerikanë që bëjnë dallimin ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë nga Brukseli prej nga filloi një vizitë në Evropë, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Prishtinë, për të diskutuar rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe çështjen e përdorimit të dinarit në zonat e banuara me shumicë serbe.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërsa kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

“Më duhet të them se aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin (Albin Kurti) dhe ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është problem në komunikim që Kosova ka me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha zoti Escobar, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “një partneritet shumë, shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën; do të na pëlqente shumë që ta kthejmë atë lloj marrëdhënie sërish siç ishte dikur.”

Zoti Escobar i bëri thirrje qeverisë së Kosovës t’i marrë parasysh shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me trajtimin e pakicave, ndërsa numëroi disa arsye shqetësuese lidhur me zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit.

“E para është shpejtësia e zbatimit. Nuk e diskutojmë legjitimitetin e vendimit por zbatimin e tij. U desh pothuajse një vit për të zbatuar vendimin për përdorimin e euros, ndërsa në veri të Kosovës duan ta zbatojnë për më pak se tri javë. E dyta, qeveria nuk afroi alternativë që njerëzit të marrin pagesat që u takojnë.

Dy javë para shpalljes së vendimit Kosova u pajtua bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për një mekanizëm pagesash që do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. E pesta, ne po përpiqemi të bindim Kosovën të lejojë komunitetin ndërkombëtarë që të ofrojë ndihmë teknike për të zgjidhur këtë çështje. Kosova duhet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik dhe jokompetent”, tha zoti Escobar.

Ai i bëri thirrje Kosovës të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij do të ndihmonte zgjidhjen e çështjes së dinarit, ndërsa e siguroi Kosovën se Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Serbe dhe as shtet brenda shtetit.

Diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar Prishtinën se mungesa e bashkërendimit pengon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Zoti Escobar tha se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s kalon nëpër pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e saj dhe të gjitha ato duan të shohin përparim në çështjet që janë në pajtim me dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Duke e injoruar dialogun, Kosova po i injoron partnerët evropianë. Është e pamundur për ne që t’i bindim ata të ecin përpara drejt integrimit të mëtejmë të Kosovës. Jam shumë i shqetësuar që Kosova nuk po dëgjon ofertën amerikane për partneritet në çuarjen më tej dhe më shpejt integrimin e Kosovës”, tha zoti Escobar.

Ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër dhe të shmangin çdo provokim që mund të dëmtojë marrëveshjet dhe të krijojë më shumë tensione ndërmjet dy vendeve.

Vëzhgues të pavarur kanë theksuar shpesh se qasja amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë. Por zoti Escobar tha se ka ndryshuar urgjenca për trajtimin e sfidave ndaj qëndrueshmërisë evropiane. Në këtë kuadër tha ai, është shumë më urgjente të zgjidhen disa nga sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe kjo përfshinë hapjen e rrugës që Serbia të jetë më e integruar në strukturat euro-atlantike.

“Duke e bërë këtë, duam të sigurohemi se nuk i sakrifikojmë aleancat dhe partneritetet tona të tjera në rajon. Kosova është një nga to. Kosova është partner shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Zoti Escobar i cili do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, tha se zgjidhja e sfidave në Ballkan do të mbyllte mundësitë për Rusinë që të shfrytëzojë çfarëdo paqëndrueshmërie në rajon, për të dobësuar sigurinë transatlantike./VOA

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Dorëhiqet kryeministri i Haitit pas shembjes së rendit dhe ligjit

Dorëhiqet kryeministri i Haitit pas shembjes së rendit dhe ligjit

Atentati me dy të plagosur në Shkodër, gjendet makina e djegur e autorëve

Atentati me dy të plagosur në Shkodër, gjendet makina e djegur e autorëve

Britani, hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit

Britani, hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com