Ervin Salianji vendos të vetëdorëzohet, PD tërhiqet nga ngujimi

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i dënuar me një vit burg, me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë një ditë më parë, ka vendosur të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 16:45 minuta.

Duket se ka qenë ky vendimi i Salianjit pas një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar të PD, që në fakt deklaroi se do të ngujohet pikërisht në seli, për të penguar arrestimin e tij.

Por vendimi i Salianjit ka qenë pikërisht ky, të cilin e ka thënë disa herë në media, që ka vendosur t’u vetëdorëzohet autoriteteve.

Këtë e konfirmoi edhe në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili tha se Partia Demokratike vendosi të respektonte vendimin personal të Salianjit.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT