Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk mori pjesë fizikisht këtë vit në çeljen e fushatës së PD-së, për shkak se ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.
Një detajë i veçantë u vu re në podium, ku një pjesë e kandidatëve të listës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbanin bluza me emrin e Ervin Salianji, për t’i dhënë atij mbështetjen.
Disa orë para çeljes së fushatës, ish-deputeti demokrat, iu drejtua me një mesazh demokratëve dhe simpatizantëve të PD, duke kërkuar prej tyre që të angazhoheshin për fitoren.