Ish-zëvendës ministri i Financave Ervin Mete është emëruar ditën e sotme në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Ky vendim është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës. Ndërkohë që në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.
Ervin Mete do të zëvendësojë në drejtimin e AMF-së, Ervin Koçin, mandati i të cilit përfundoi. Koçi, i cili përparase të emërohej në këtë detyrë ka qenë deputet i partisë socialiste, e mori këtë post në 6 Prill 2017 pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi./Opinion.al/