Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka bërë bashkë katër ish-amabsador amerikan që kanë shërbyer në vendin tonë ndër vite.
Bushati shfaqet në këtë foto me Yuri Kim, Alexandër Arviuz, Marsi Ris dhe Mariza Lino. Diplomatë që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre jo vetëm në përcjelljen e politikave mes dy vendeve, por edhe duke luajtur një rol konstruktiv edhe në jetën politike të Shqipërisë.
Marisa Lino Ka shërbyer në vendin tonë në vtitet të vështira për vendin tonë, ajo e mori detyrën në vitin 1996 dhe e përfundoi në vitin 1999.
Marsi Ris, ka mbajtur detyrën e ambasadore në Shqipëri gjatë viteve 2004-2007.
Alexander Arvziu, u emërua ambasador në vendin tonë nga viti 2010 deri në vitin 2014. Arvziu ka luajtur një rol të rëndësishëm në tensionet politike që përfshinë vendin tonë gjatë këtyre viteve.
Yuri Kim mori detyrën si ambasadore në Shqipëri në vitin 2019 deri në vitin 2023. Edhe Kim ka shërbyer në vendin tonë në një klimë jo të mirë politike, ndërsa shpesh ka qenë dhe në qendër të akuzave të PD.














