Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shpallet sopranoja më e mirë në botë për 2016¬ën.International Opera Awards ka vlerësuar Jahon, si një nga sopranot më të talentuara të botës.
Konkurentë të Jahos qenë figura të njohura të operas italiane dhe ruse, por Shqipëria ia arriti të triumfojë, falë forcës, vokalit dhe karrierës gjithnjë në ngjitje të yllit të ri botëror.
“Dua të falenderoj të gjithe admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues… Ju dua.”
“Të shikosh një artist të rritet dhe zhvillohet brenda një roli është një nga aspektet më shpërblyese të këtij profesioni dhe ndërsa Ermonela Jaho ishte impresionuese radhës që kaloi, këtu ajo ishte thjesht, sensacionale. Zëri është shumë më në kontroll dhe tingulli që ajo prodhon është i shkëlqyer që nga maja deri në thellësi. Figura e saj e vogël, e kombinuar me interpretimin e saj ekstrem , të fuqishëm të rolit përbën një nga shfaqjet emocionalisht më thërmuese që ka bekuar këtë skenë ndër vite – ishte asgjë më pak sesa një triumf. Ajo drejtësisht i meritoi ovacionet bubulluese në perden e fundit. Me një trupë jashtëzakonisht mbështetëse që përfshinte Ann Larson si princeshën zemërgur, kjo ishte një orë teatri muzikor që do të jetojë gjatë në kujtese”, e vlerësuan Jahon