Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj ka dhe mbështetjen e partive politike nuk ka kuptim që të vijonte të hynte në garë si kandidat i pavarur.
Më tej, Hasimja thekoi se do e mbështesë Binajn edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 nëntorit.
“Është e qartë nuk ka kuptimi gara për mua. Unë futa në një proces, e cila ishte e qartë që do të shqyrtoheshin kandidatura të mundshme. Gjëja më normale që mund të ndodhë është që partitë që u futën në këto bisedime, të zgjedhin një kandidat, mbi të drejtën e tyre legjitime, mbi kriteret e tyre dhe natyrisht do të zgjidhet një kandidat dhe kandidatët e tjerë nuk kanë se çfarë të thonë, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të mbështesin pastaj kandidatin përzgjedhës, për aq kohë sa ai i plotëson kushtet. Për këtë gjë nuk ka asnjë lloj dyshimi. Unë e mbështes plotësisht zotin Binjan, me shumë kënaqësi madje dhe shpresoj që të bëjë një fushatë të shkëlqyer dhe shpresoj që të sjellë një lloj risie në këtë ambient depresiv. Mbështetja e kandidatëve të pavarur, ishte një operacion që dukej si i organizuar për rritur vëmendjen ndaj kandidatëve të mundshëm. Imagjinoni sikur PD të kishte dalë në një deklaratë për shtyp dhe të kishte thënë që propozojmë këtë kandidat që është i pavarur, apartiak, nuk do të kishte qenë i njëjti efekt”,-tha Hasimja./Opinion.al