Peshëngritësit shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, kanë arritur të marrin rezultate relativisht të mira në Botërorin e zhvilluar në Rijad të Arabisë Saudie.
Ata garuan në peshën 81 kilogramë, ku më mirë u rendit shkodrani Erkand Qerimaj, i cili arriti vendin e pestë në shkëputje me 156 kg dhe u rendit i shtati në dygarësh me 338 kg.
Një paraqitje të mirë bëri edhe Briken Calja, i cili u rendit i teti në kategorinë e tij me 337 kg. Ata garuan në një peshë ku morën pjesë më shumë se 40 sportistët më të mirë të botës.
View this post on Instagram