Dy peshëngritës do e përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të cilat do të zhvillohen nga 23 Korriku deri më 8 Gusht në Tokio.
Pas Briken Çaljes e siguroi edhe Erkand Qerimaj. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes rifreskoi listën këtë të premte.
Qerimaj grumbulloi pikët e nevojshme, ndërsa Çalja e kishte arritur më herët me medaljet e marra.