Vepra “Tri motrat” do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar. E ndërtuar me dy grupe aktorësh nga regjisori Hervin Çuli, kjo shfaqje ngjit sonte në skenë aktoren Eriona Kakeli në rolin e Mashës.
Aktorja e cila në 11 janar, ka lindur vajzën e saj të parë duket se nuk do të pushojë aspak, por i është rikthyer menjëherë teatrit.
“Teatri Kombëtar uron nga zemra aktoren Eriona Kakeli për ardhjen në jetë të vajzës së saj Magri, i urojmë shëndet e jetë të gjatë vogëlushes së vogël dhe suksese Erionës në premierën e saj të sotme në shfaqjen “Tri Motrat” në rolin e Mashës!” uron institucioni aktoren duke konfirmuar edhe emrin e vajzës së Erjona Kakelit dhe Salsano Rrapit.