Ndonëse ndodhet për një vizitë në Sri Lanka, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kujtohet në distancë për përmbytjet në Tiranë.
Vetëm para dy orësh Kryetari i Bashkisë ka postuar në facebook një foto album ku pasqyrohet situata emergjente.
Në fakt, në këtë postim Erion Veliaj është duke promovuar daljen publike të nën/Kryetarit Arbian Mazniku dhe stafit të bashkisë, teksa vetë ai, është fizikisht larg situatës dhe problematikës.
Duket se Veliaj ka gjetur kohë që të promovojë punën dhe masat e marra, të cilat nuk ka mundur ti drejtojë e monitorojë nga afër, por në distancë e korrespodencë.