Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Veliaj: Ja ku ndryshon Monika Kryemadhi nga Ilir Meta dhe si i mora votat e LSI në Këshillin Bashkiak

2017/12/25 at 10:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj: Ja ku ndryshon Monika Kryemadhi nga Ilir Meta dhe si i mora votat e LSI në Këshillin Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë mbrëmjen e sotme në një intervistë të gjatë në Top Story ku u pyet edhe për marrëdhënien me lideren e LSI, dhe mbi votimin në Këshillin Bashkiak të buxhetit i cili kaloi me 4 vota të kësaj partie. Ai vlerësoi Ilir Metën, duke thënë se është burrë që nuk lëviz nga fjala. Sakaq bashkëshorten e tij, kryetaren aktuale të LSI, Monika Kryemadhi ai nuk e vlerësoi pasi i ka dalë nga fjala, pra ia ka kthyer”PO” në “JO”.


Më poshtë pjesë nga intervista e Erion Veliaj në emisionin e Sokol Ballës

Vini nga një mbledhje e Këshillit Bashkiak ku si gjithmonë e kaloni buxhetin, por në këto mbledhjet e fundit keni një veçori, kaloni të gjithë projektet tuaja dhe merrni gjithmonë plus një votë. Kësaj radhe morët një tjetër votë, sërish nga Lëvizja Socialiste për Integrim në kulm të një sherri në shkallë kombëtare si ai që ne pamë në sallën e Parlamentit dhe jashtë…

Erion Veliaj: Këto kanë qenë vendime individuale të këshilltarëve. Ajo që unë kam bërë apel gjatë gjithë këtyre viteve është për sa më shumë konsensus, për sa më shumë bashkëpunim. Ajo që gjykoj është se si në Parlament dhe në Këshillin Bashkiak nuk po konturohen parti politike, por dy grupime politike, një grupim që do të bëjë gjëra dhe kjo gjë mund të jetë qoftë Reforma në Drejtësi, qoftë këndi i lodrave apo shkollat e reja dhe një grupim që thjesht nuk do të bëjë asgjë.  Ndaj edhe them që kanë qenë vendime individuale, aspak të koordinuara.

 Sepse duket sikur edhe nuk keni më nevojë për vota apo jo?

Erion Veliaj: Tani jo më, por ajo që ka qenë e koordinuar në fakt ka qenë e kundërta. Në mbledhjet e para ne e kishim të koordinuar që pavarësisht se çfarë ndodh në politikën e madhe, Tiranës do t’i japim mbështetje. Pra ne i kishim të koordinuara votat unblock të koalicionit tonë origjinal.

Me LSI-në?

Erion Veliaj: Po, po. Ajo që ishte habi ishte mosdhënia e votës dhe jo dhënia e votës nga 1,2,3 dhe tani 4 këshilltarë. Pra mosdhënia e votës në grup kur ishte dakordësuar vota në grup.

 Ju duket normale që edhe në raport me partinë tuaj, pra me mazhorancën në nivel kombëtar, kjo lloj aleance të vazhdojë?

Erion Veliaj: Momentalisht nuk e kemi këtë lloj aleance në Tiranë. Është dorëhequr nënkryetarja e bashkisë të cilën e falënderova publikisht dhe privatisht, një kolege shumë e mirë. Janë larguar po ashtu administratorët, pra të emëruarit politikë të LSI-së…

 Por ama ka ende?

Erion Veliaj: Në këtë fazë jo më. I falënderova katër administratorët e fundit, kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Partia e tyre mori atë vendim që mori aman ‘the shoë must go on”, shfaqja duhet të vazhdojë, puna duhet të vazhdojë, Tirana duhet të vazhdojë. Kështu në këtë sens ndihem i keqardhur. Po, unë me këta njerëz isha bashkëpunëtorë.

Ajo që është për t’u habitur është jo katër këshilltarë me ndërgjegje pozitive për qytetin që votuan dhe që janë bashkuar tani me grupin socialist, ajo që është për t’u habitur është mosmbajtja e fjalës e cila duhet ta pranojmë, nuk ndodhte në kohë të Ilir Metës. Në qoftë se Ilir Meta thoshte “po është po”, në qoftë se thoshte “jo është jo” dhe qëndronte “Po”-ja dhe “Jo”-ja siç ishin thënë në fillim. Ndërkohë fatkeqësisht nuk ka vazhduar kështu dhe…

Sokol Balla: Me zonjën Kryemadhi…

Erion Veliaj: Në momentin që është zbuluar që një anëtar i këshillit ka qenë sëmurë ose ka qenë jashtë Shqipërie për një nevojë, menjëherë “Po”-ja është bërë “Jo” sepse është parë si një moment oportun për të rrëzuar Kryetarin e Bashkisë.

Kjo nuk është bashkia ime, kjo nuk është zyra ime, është zyra e qytetarëve të Tiranës.  Kështu që të sabotosh këtë zyrë nuk është sabotim ndaj meje, është sabotim ndaj punës që po ecën në Tiranë. Megjithatë unë e mirëkuptoj. Janë në një situatë të re politike, nuk mbaj mëri, thjesht do të preferoja “fair play”. Me Ilir Metën kishte “fair play” kur drejtonte partinë, “Po”-ja ishte “Po”, “Jo”-ja ishte “Jo”.

 Pra, ju thoni që me LSI-në situata edhe në nivel lokal po shkon drejt njëjtësimit me atë në nivel kombëtar?

Erion Veliaj: Sokol unë nuk jam naiv, pra unë jam çun i mirë, unë flas thjesht meqë një pjesë të madhe të punës flas me njerëz që mund të jenë fëmijë ose mund të jenë nxënës, ose mund të jenë të një niveli, pra jo të gjithë në Tiranë kanë mbaruar master dhe universitet. Ca gjëra duhen thënë thjesht, por unë naiv nuk jam. Pra unë nuk pres apo nuk e gënjej veten me iluzionin se partitë që shfrytëzonin çdo moment dhe çdo cedim të vogël në Këshill Bashkiak për të më rrëzuar do t’i kem përkrah në fushatë. Unë këtë e kuptoj.

Kështu që për një vit e gjysmë do të jem në fushatë me të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe që besoj është përtej Partisë Socialiste i gjithë koalicioni i qytetarëve që do që Tiranës t’i venë punët mbarë.



Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
Para
Xhensila Pere dhe Trimi rrëmbejnë kupën e “Dance With Me”

Xhensila Pere dhe Trimi rrëmbejnë kupën e “Dance With Me”

Ajola feston ditëlindjen, ja si e uron lali Eri “shefen” e tij

“The Economist” shkroi se Veliaj po projektohet për Kryeministër, ja reagimi i tij

Vettingu në polici? Xhafa: Prisni se po hartojmë ligjin

Shpërthimi në Elbasan/ Tritol apo fishekzjarre para vizitës së ministrit Xhafaj?!
















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com