Pas protestës së organizuar nga opozita, Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë bilancin e dëmeve të shkaktuara në kryeqytet duke marrë më pas vendimin për masë ndëshkimore me gjobë ndaj Partise Demokratike.
Bashkia e Tiranës e ka vlerësuar 16,37 mln lekë dëmin, duke i kërkuar Partisë Demokratike ta paguajë këtë vlerë brenda 7 ditësh pa kamatë vonesa, ndërsa gjoba është vendosur në emër të Kryetarit të kësaj Partie, Lulzim Basha.
Ndaj këtij subjekti paralajmërohet një bllokim i llogarive bankare nëse shuma nuk paguhet brenda 30 ditësh.