Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Erion Veliaj është larguar në drejtim të panjohur”, Berisha: Kërkoj rikthimin me urgjencë të Veliajt ose dorëheqjen e Ramës

2024/12/28 at 1:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Erion Veliaj është larguar në drejtim të panjohur”, Berisha: Kërkoj rikthimin me urgjencë të Veliajt ose dorëheqjen e Ramës

Nga selia blu,kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria, në drejtim të panjohur.

Kryedemokrati e konsideron këtë veprim si një akt të rëndë dhe thotë se është organizuar dhe orkestruar nga Rama.

“Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, që mungon, i pyllit 1 milion pemë që nuk ekziston, i modelit të vjedhjes 100 përqind me 5D, pasi mori zyrtarisht një seri akuzash, të cilat shkonin për përmasat e krimit nga 20 në 35 vite burg, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur. Zonja dhe zotërinj, ky është një akt nga më të rëndët në historinë e një shteti, i organizuar, i orkestruar direkt nga Edi Rama”, tha Berisha.

Berisha hodhi akuza ndaj Veliajt duke e cilësuar si “bashkëautor dhe dëshmitar të vjedhjeve më të paimagjinueshme që Rama i ka bërë Shqipërisë”. Kryetari i PD-së tha se kryeministri Edi Rama ka bllokuar lëshimin e urdhër-arrestit për Veliajn.

“Edi Rama bllokoi lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Erion Veliajt, bllokoi lëshimin e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë shteti dhe de facto ai e përcolli atë në drejtim të paditur në mënyrë që shqiptarët të mos mësojnë fatin e qindra e qindra milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në djegësin e Tiranës, në aferën 5D, por dhe në të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e Tiranës, kullat gjigante në të cilat flitet rëndom se Edi Rama ka 30 përqind të pronësisë. Me këtë rast, unë kërkoj në mënyrën më urgjente rikthimin e Erion Veliajt në Tiranë. Dënoj në mënyrën më të ashpër këtë akt superskandaloz. Rikujtoj qytetarët shqiptarë se Erion Veliaj ishte thirrur të paktën 3 herë për orë të tëra në Skapin e partisë dhe herën e fundit, ai u njoh me dokumente të cilat besonte se nuk ia dinte kush mbi tokë. Herën e fundit, ai u gjet para pohimeve të bashkëshortes dhe vëllait të tij, të cilat e inkriminonin atë në mënyrë fatale. Herën e fundit, Erion Veliaj u vendos para dokumentave, llogarive bankare, të cilat janë vetëm maja e ajsbergut e parave të vjedhura prej tij. Të gjithë të dhënat flasin se ai depozitat më të mëdha i ka në Dubai”, tha Berisha.

Kujtojmë se SPAK ka sqaruar në lidhje me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se ka regjistruar procedim, fillimisht për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Prokuroria e Posaçme thotë se informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar me inicialet N.A. SPAK deklaron se deri në këtë fazë të hetimit ka gjetur prova që lidhen me disa vepra të tjera penale.

Kujtojmë se herën e fundit që Veliaj u paraqit në SPAK qëndroi atje rreth 5 orë për të dhënë dëshminë e tij. Më pas nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se është denoncuar nga shtetasi Nesti Agoni, një njeri anonim që nuk ekziston. Ai u shpreh se ndaj tij është ngritur një kurth dhe gjithçka është sajuar.

Ndërkohë avokatët e Veliajt e kanë quajtur hetimin e SPAK si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Ju sugjerojmë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Para
Trafikonin kokainë duke përdorur lëkurën e kafshëve, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Trafikonin kokainë duke përdorur lëkurën e kafshëve, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Zelenskyy akuzon kryeministrin e Sllovakisë për hapjen e “frontit të dytë energjetik” kundër Ukrainës: Putin i dha urdhër…

Zelenskyy akuzon kryeministrin e Sllovakisë për hapjen e “frontit të dytë energjetik” kundër Ukrainës: Putin i dha urdhër...

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 

Kërcënuan me thikë dy persona, në pranga një prej autorëve. Tjetri në kërkim 

TE FUNDIT

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
15 Maj, 2025

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet...

Lexo më shumë

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
15 Maj, 2025

Për shkak të samitit të Komunitetit Politik Europian të premten e 16 Majit në Tiranë, policia ka marrë një sërë...

Lexo më shumë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com