Ergys Kaçe rikthehet në mënyrën më të mirë në formacion pasi PAOK mori një fitore 2-1 ndaj Verias.
Shtatshkurtri Korçar u rikthye në formacion pas 4 ndeshjesh mungesë pa arsye çka krijoi një lloj tensioni mes tij dhe klubit pasi Kaçe ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Berbatov do i jepte avantazhin bardhezinjve dy minuta para përfundimit të pjesës së parë gjithsesi Majevski barazoi për miqtë përkohësisht.
Athanasiadis në të 74′ do shënonte golin e fitores për Paokun që ngjitet i 4-ti pas 17 javësh me 32 pikë.
Ergys Kaçe luajti për 90′ minuta duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë por mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë 3′ minuta nga përfundimi i ndeshjes. /Alb-info.sport