Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogani dhe Putini thellojnë bashkëpunimin, Ankaraja në përplasje me Perëndimin

2023/09/08 at 7:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogani dhe Putini thellojnë bashkëpunimin, Ankaraja në përplasje me Perëndimin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë zotuar për një bashkëpunim më të thellë ekonomik ndërsa lista e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë sa vjen e rritet. Angazhimi i udhëheqësve për të forcuar lidhjet, thonë analistët, ka të ngjarë të trazojë shpresat midis aleatëve perëndimorë të Turqisë për një çarje midis Erdoganit dhe Putinit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në fusha si energjia, turizmi dhe ndihma e huaj, gjatë takimit të tyre më 4 shtator në vendpushimin rus Soçi të Detit të Zi. Marrëdhëniet midis udhëheqësve u ftohën pasi zoti Erdogan e zemëroi Moskën duke shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Analistët thonë se rezultati i takimit në Soçi është një sinjal i fortë se udhëheqësi rus nuk mund tja lejojë vetes zbehjen e marrëdhënieve me Erdoganin. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ilhan Uzgel, me portalin turk të lajmeve Kisa Dalga.

“Putini nuk mund ta përballojë humbjen e Erdoganit. Atyre nuk u interesojnë marrëdhëniet e Edoganit me vendet dhe institucionet perëndimore. Ata janë më të interesuar se çfarë lloj bashkëpunimi mund të arrijnë me Erdoganin dhe bashkëpunojnë në shumë fusha”.

Sipas marrëveshjes, Turqia do ta përpunojë grurin në miell dhe gjithashtu do të marrë drithëra nga Rusia për tregun e saj.

Analistët paralajmërojnë se Moska mund ta shfrytëzojë marrëveshjen për të eksportuar grurë të grabitur në Ukrainë, në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare, çka shton edhe tej shqetësimet mbi refuzimin e Turqisë për të zbatuar sanskionet kundër Rusisë.

Eksperti i krimeve financiare George Voloshin thotë për Zërin e Amerikës se ndërsa shtrëngohen sanskionet ndaj Moskës, Turqia po bëhet edhe më e rëndësishme për Rusinë:

“Në Turqi ka shumë ndërmjetës që ndihmojnë interesat ruse, që ndihmojnë Rusinë të blejë mallra nga Perëndimi, përfshirë ato bazë, si dhe materiale shumë të rëndësishme”.

Në takimin e Soçit, udhëheqësit Putin dhe Erdogan u angazhuan gjithashtu për rritjen e tregtisë dypalëshe nga 70 miliardë në 100 miliardë dollarë, përfshirë tjetërsimin e Turqisë në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit rus.

Zyrtarët rusë konfirmuan të mërkurën se Turqia do të marrë pjesë në përpjekjet e Rusisë dhe Katarit për të furnizuar vendet afrikane me 1 milionë tonë grurë.

Disa vëzhgues thonë se kjo do të minonte përpjekjet e aleatëve perëndimorë të Turqisë për të bllokuar energjinë ruse nga tregjet ndërkombëtare.

Presidenti Putin dhe homologu turk diskutuan gjithashtu planet e kompanive ruse për të ndërtuar një reaktor të dytë bërthamor në Turqi.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe specialist për Rusinë në Universitetin e Bonit.

“Takimi i Soçit tregoi shtimin e ndërveprimit midis Rusisë dhe Turqisë, çka tregon se të dyja palët janë të domosdoshme për njëra-tjetrën. Ato vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë, duke shtuar edhe më shumë fushat e bashkëpunimit midis Ankarasë dhe Moskës”, tha ai.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik midis Rusisë dhe Turqisë, thonë disa analistë, mund të shkaktojë tensione mes Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë. Ndërsa Perëndimi përpiqet ta izolojë Rusinë, bashkëpunimi i ri mes Ankarasë dhe Moskës po zbeh shpresat që zoti Edrogan të ftohë lidhjet e ngushta me Presidentin Putin./VOA

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruolti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari

29 Qershor, 2025 2:27 pm
Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës
Aktualitet

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës

29 Qershor, 2025 1:47 pm
Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi
Aktualitet

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi

29 Qershor, 2025 1:41 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

29 Qershor, 2025 1:32 pm
Para
PD zyrtare pa kandidat në Kukës, Agalliu: Basha ka dashur që të kishte vetëm një kandidat

PD zyrtare pa kandidat në Kukës, Agalliu: Basha ka dashur që të kishte vetëm një kandidat

Mitsotakis:Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar njerëzit, do t’i gjejmë paratë qofshin të…

Mitsotakis:Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar njerëzit, do t’i gjejmë paratë qofshin të...

Kosova organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030

TE FUNDIT

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruolti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur ngajrjen e ndodhur dje mbi diegien e 4 kabinave ruloti. Nga veprimet hetimore ka rezultuar...

Lexo më shumë

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
29 Qershor, 2025

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj xhaxhait edhe gjyshes së tij si dhe u dëmtoi disa pajisje, vihet në pranga 31...

Lexo më shumë

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
29 Qershor, 2025

Fundi i shkollës erdhi dhe ndërsa nisin pushimet verore, për shumë nxënës hapet një kapitull i ri. Ata që janë...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
29 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com