Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

2024/09/08 at 3:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan: Me Putin kemi një marrëdhënie të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.

Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.

“Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave në Stamboll.

Ai tha se hapat që Turqia i ka marrë rishtazi për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial” i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se deklarata e Erdoganit është “gënjeshtër e rrezikshme dhe nxitëse”.

Ai e akuzoi liderin turk se ka vite që punon me Iranin për t’i minuar regjimet e moderuara arabe në këtë rajon.

Erdogani e priti këtë javë në Ankara presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin bisedoi për luftën në Gazë dhe për mënyrat se si t’i ndreqin marrëdhëniet e prishura për kohë të gjatë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjetët e fundit.

Në korrik, Erdogani tha se Turqia do t’i dërgojë ftesë presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad “në çfarëdo kohe” për bisedime të mundshme për t’i ndrequr marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes tyre u prishën më 2011, pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha të premten se është duke i shqyrtuar raportimet se një shtetase e huaj “u vra si pasojë e të shtënave në zonë”.

“Hollësitë e incidentit dhe rrethanat se si u qëllua ajo, janë duke u shqyrtuar”, tha ajo./REL

Ju sugjerojmë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 Nëntor, 2025 1:45 pm
Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
Politikë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 2025 1:13 pm
Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit: Ishin të lira dhe të ndershme
Politikë

Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit: Ishin të lira dhe të ndershme

21 Nëntor, 2025 1:06 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, Rama: Cenim i kompetencave të kryeministrit dhe…
Kryesore

Pezullimi nga detyra e Ballukut, Rama: Cenim i kompetencave të kryeministrit dhe…

21 Nëntor, 2025 12:55 pm
Integrimi, Komisionerja Kos: Duhet të bëheni anëtarë me të drejta të plota
Aktualitet

Integrimi, Komisionerja Kos: Duhet të bëheni anëtarë me të drejta të plota

21 Nëntor, 2025 12:49 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Kronikë

Mashtrim me kriptomonedha/ I morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

21 Nëntor, 2025 12:43 pm
Rama:Plani i Rritjes, urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian
Kryesore

Rama:Plani i Rritjes, urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian

21 Nëntor, 2025 12:41 pm
VIDEO/ Shqiptari hidhet në lumë dhe shpëton biznesmenin italian që po mbytej
Aktualitet

VIDEO/ Shqiptari hidhet në lumë dhe shpëton biznesmenin italian që po mbytej

21 Nëntor, 2025 12:31 pm
Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 11:45 am
Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Bota

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

21 Nëntor, 2025 11:01 am
Para
Zgjedhjet për kryetar të PD, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar

“PD nuk do marrë më shumë mandate se 1997”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën!

Shkodra destinacion për turistët edhe në Shtator

Shkodra destinacion për turistët edhe në Shtator

Asambleja e Partisë Socialiste/ Reagon Spiropali: E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës!

Asambleja e Partisë Socialiste/ Reagon Spiropali: E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës!

TE FUNDIT

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
21 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se nesër më 22 nëntor 2025, në orën 09:00,...

Lexo më shumë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
21 Nëntor, 2025

Komisionerja për Zgjerim e BE-së u pyet nga gazetarët edhe për vendimin e GJKKO që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun...

Lexo më shumë

Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit: Ishin të lira dhe të ndershme

Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit: Ishin të lira dhe të ndershme
21 Nëntor, 2025

Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë të lira dhe të ndershme. Këtë përgjigje tha komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian,...

Lexo më shumë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, Rama: Cenim i kompetencave të kryeministrit dhe…

Pezullimi nga detyra e Ballukut, Rama: Cenim i kompetencave të kryeministrit dhe…
21 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com