Vijojnë arrestimet në Turqi me qëllim spastrimin e gjyqësorit, ushtrisë dhe shërbimit civil, pas dështimit të grushtit të shtetit.
Policia ka arrestuar edhe dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ata janë pjesë e grupit prej 113 zyrtarëve që janë nën arrest.
Mësohet të ketë shkuar në 60.000 numri i ushtarëve, policëve, nënpunësve civilë të arrestuar dhe pezulluar nga detyra.