Mediat amerikane kanë raportuar se avioni i Erdogan nuk është lejuar të ulet në Gjermani.
Ato bëjnë me dije se ai ka aplikuar për azil në Gjermani pasi aeroporti i Stambollit u bllokua nga drejtuesit e grushtit të shtetit.
Lajmi është transmetuar nga rrjeti amerikan “NBC” duke cituar burime të Pentagonit.
“Erdogan në Gjermani mund të mbështetet në marrëdhënien e mirë që ka arritur të ndërtojë me Kancelaren Angela Merkel, në sajë të marrëveshjes me BE-në për refugjatët sirianë, të ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane”, shkruan “La Stampa”.