Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, dha një deklaratë për mediat në përfundim të seancës së sotme plenare.
Çuçi u shpreh se e vetmja gjë e rëndësishme në këtë seancë plenare është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 vite.
“E vetmja e re sot edhe që shqiptarët besojnë e kanë pasur dhe e kanë vëmendjen është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të 2013-ës”-tha Çuçi.
Ai u shpreh se sot opozita duhet të fliste me alternativa, jo me tymuese.
“Më vjen keq që lufta e brendshme në PD ka bërë që të jenë të shkëputur nga interesi i shqiptarëve. Sot që duhet të jepnin alternativat, folën me tymuese. Sot pamë të njëjtin skenar, për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin më shumë. E vetmja gjë që duhet tu ngelë në mendje shqiptarëve është buxheti i cili ka akorduar 400 mln euro plus për rritjen e pagave”, tha Çuçi.