Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Erdhëm bashkë dhe do ikim bashkë”,COVID i merr jetën infermiereve binjake

2020/04/26 at 2:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Erdhëm bashkë dhe do ikim bashkë”,COVID i merr jetën infermiereve binjake

Koronavirusi ka marrë jetën e mbi 200 mijë personave për rreth 4 muaj. Ky është një bilanc lufte dhe si e tillë është konsideruar kjo situatë në shumë vende pavarësisht se armiku është i padukshëm për syrin. Kjo bën që edhe ata që janë në frontin e parë të kësaj lufte të jenë edhe më të rrezikuar.

Mjekët, infermerët dhe i gjithë personeli shëndetësor në spitale ku trajtohen të infektuarit janë padiskutim personat më të ekspozuar ndaj një sëmundjeje vdekjeprurëse dhe shumë ngjitëse. Të shumta kanë qenë edhe viktimat në rradhët e tyre duke u përpjekur të shpëtojnë jetët e njerëzve.

Akoma edhe më i trishtë është është rasti që mësohet së fundmi në Britani ku dy motra binjake kanë humbur jetën pasi testuan pozitive për COVID-19

Infermierja e fëmijëve Katy Davis, 37 vjeç, vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm “Southampton”. Binjakja e saj Emma, ish-infermiere, vdiq në të njëjtin spital të premten.

Motra e tyre, Zoe, tha: “Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të iknin së bashku”.

Binjaket jetonin së bashku dhe kishin probleme të tjera shëndetësore.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar sa të veçanta ishin“,- tha Zoe. “Gjithçka që donin të bënin ishte të ndihmonin njerëzit e tjerë. Që në fëmijëri… ato pretendonin se ishin mjeke dhe infermiere që kujdeseshin për kukullat e tyre. Ato dhanë gjithçka për të gjithë pacientët që u kujdesën. Ishin të jashtëzakonshme. Duket sikur kjo nuk është e vërtetë.”

Paula Head, shefi ekzekutiv i Spitalit Universitar Southampton NHS Foundation Trust, tha: “Katy është përshkruar nga kolegët e saj … si një infermiere që njerëzit do të aspirojnë të jenë si ajo dhe se infermieria ishte më shumë sesa thjesht një punë për të. Në emër të të gjithëve këtu … përfshirë pacientët tanë dhe komunitetet ku ne shërbejmë, unë do të doja t’i ofroja ngushëllimet tona të sinqerta familjes së saj.”

Kolegji Mbretëror i Infermierisë tha: “Ajo është përshkruar si një infermiere e përkushtuar dhe vetëmohuese që kishte kohë për të gjithë ata që ndajnë aftësitë dhe njohuritë në infermieri, për të siguruar një kujdes të shkëlqyeshëm për pacientin.”

Emma Davis kishte punuar në të njëjtin spital si motra e saj në njësinë e kirurgjisë kolorektale për nëntë vjet deri në 2013. Ema është përshkruar edhe si një infermiere e shkëlqyer, e qetë, e gëzuar dhe një drejtuese e mirë. Stafi i spitalit duartrokiti për Katy-n jashtë hyrjes kryesore të enjten në mbrëmje, disa orë para vdekjes së Emës. /Opinion.al

Etiketa: binjakecovidinfermierekaty davis

Ju sugjerojmë

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Aktualitet

Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

20 Dhjetor, 2025 2:19 pm
VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil
Bota

VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil

20 Dhjetor, 2025 2:17 pm
Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave
Bota

Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave

20 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës
Kryesore

Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

20 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Para
E diela vetëm për nënat me fëmijë, Presidenti Meta ‘thyen’ rregullin

E diela vetëm për nënat me fëmijë, Presidenti Meta ‘thyen’ rregullin

Berisha denoncon :I dënuari 1 muaj me temperaturë, tek ‘313’ nuk testohen

Berisha denoncon :I dënuari 1 muaj me temperaturë, tek '313' nuk testohen

COVID-19/ Pipero: Kurba do të nisë rënien në javën e dytë të prillit

Pipero: Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë

TE FUNDIT

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
20 Dhjetor, 2025

Jordania konfirmoi pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri,...

Lexo më shumë

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
20 Dhjetor, 2025

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe...

Lexo më shumë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
20 Dhjetor, 2025

Gjashtë ushtarë kolumbianë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të orkestruar nga grupi me dronë...

Lexo më shumë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
20 Dhjetor, 2025

Një 40-vjeçar dhe një 54-vjeçar janë arrestuar nga policia pasi tentuan të kontrabandonin në vendin tonë, nëpërmjet Pikës Kufitare Bllatë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com