Era Istrefi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Amerikë. Këngëtarja duket se ka marrë seriozisht këtë fakt andaj është mbyllur në studio dhe ka filluar punën për këngët e saj të reja.
Shohim gjithashtu që fenomeni i muzikës shqiptare ka ndryshuar edhe look, duke i lyer rozë flokët e saj.
The Source, ka shkruar gjithashtu se këngëtarja shqiptare ka një zë të ëmbël dhe seksi dhe e ka kombinuar atë me një ritëm që të detyron të vallëzosh. “Zëri i saj është i lidhur me Rihannan dhe Sian”. “Remiksi i Bonbon” u dha premierë të mërkurën në një emision të “Beats 1”, radios ndërkombëtare të Apple.