Hiti i saj, “BonBon”, ka shijuar sukses të madh duke u dëgjuar në shumë vende të botës. Në intervistën dhënë KTV-së, ajo ka paralajmëruar edhe projektet e reja muzikore.
“Së pari, ndihem krenare që këngë në gjuhën shqipe ka depërtuar në tregun ndërkombëtar, dhe që njerëzve tjerë u pëlqen gjuha shqipe, edhe pse nuk e kuptojnë, tingëllon bukur për vesh”.
Duke u ndalur tel projektet e radhës, ajo ka thënë se ato janë duke u bërë gati dhe do të dalin shumë shpejt.