Era Istrefi pritet të lançojë së shpejti këngën e saj të re.
Ka qenë vet kompania “Ultramusic” e cila ka njoftuar se këtë të premte më 10 qershor, do të prezantohet edhe kënga e re e Era Istrefit.
Fansat nga e gjithë bota janë duke pritur me padurim projektin e parë të këngëtares, i cili do të jetë i pari që do të lançohet nga një kompani e huaj muzikore siç është “Ultramusic” e cila tashmë menaxhon karrierën e këngëtares nga Kosova.