BonBon i Era Istrefit, është kënga që i ka kaluar më shumë se 5 milion klikime në You Tube dhe që është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, duke e konsideruar si dashuri më dëgjim të parë.
Por e a dini që kjo këngë ishte planifikuar për reperin Majk?! Gjatë programit “NIN” në Klan Kosova është folur rreth hitit më të ri të këngëtares ku sipas njërit prej bashkëpunëtorëve të labelit “Babastars”, njëkohësisht producenti i “Sjena Mo”, Donat Cricket Prelvukaj, kënga “Bonbon” ishte planifikuar në fillim për reperin Majk, por që pas disa ndryshimeve të ndodhura ajo i kaloi Era Istrefit.
Nuk e dimë se si mund ta këndonte Majku “BonBon”, ama Era e qan.