Moti i keq ka shkaktuar problematika në Lezhë.
Siç duket nga pamjet, era e fortë ka sjellë shkuljen e shumë pemëve, gjë që ka krijuar edhe dëmtime.
Si pasojë janë thyer vetrata xhami, janë dëmtuar makina dhe janë bllokuar rrugë të ndryshme.
Ndërkohë mijëra familje janë pa energji elektrike, një situatë që me orë kaq të zgjatura kishte vite që nuk ndodhte.
Në Lezhë vijon ende moti me reshje dhe erë të fortë dhe duket se kjo ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik.
Aktualisht situata e tillë vijon në disa lagje të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit. Ndërkohë në zonat rurale, situata është edhe më e vështirë./tvklan