Era e fortë që ka përfshirë Lezhën ka shkaktuar rrëzimin e një shtylle elektrike në fshatin Tresh.
Sipas asaj që raporton korrespondenti i Klan News Martin Marku, kjo shtyllë furnizon me energji disa fshatra të njësisë administrative Zejmen.
Aktualisht, shtylla ndodhet në rrugë, duke krijuar rrezik për automjetet që kalojnë në këtë zonë.
Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja për zgjidhjen e situatës.
Ndërkohë ditën e sotme moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit ku reshjet e shiut, dëbora dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme.