Është përfolur këto ditë në mediat largimi i Eno Popit nga emisioni që drejton prej shumë vitesh “Wake up”. Por moderatori i njohur ka një përgjigje për këto thashetheme. “Do të jem gjithë kohën në Wake Up, tërësisht i angazhuar në të” ka konfirmuar gazetari dhe moderatori i njohur për Anabel.al.
Ne një shkrim të publikuar fillimisht në revistën “Bordo” shkruhej se Popi jo vetëm do të largohej nga emisioni që ai ka drejtuar prej 8 vjetësh, por ai do të prezantonte një emision të ri për fëmijë.