Për herë të parë moderatori i TCH Eno Popi ka folur për parteneren e tij, Atena. Ai është një nga imazhet kryesore të Top Channel dhe na rastis ta shohim thuajse çdo ditë në ekran, por asnjëher nëpër intervistat e tij ai nuk ka rrëfyer dicka për jetën e tij personale. Këtë e ka bërë për herë të parë i ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, ku Eno ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale.
“Unë jam prej 6 vitesh në një lidhje me Atenën, megjithatë jetoj ende me prindërit edhe pse po arrij të 40-tat”, tregon Eno me humor. “Më pëlqen rehatia e shtëpisë, ku e gjen çdo gjë gati”.
Kur moderatori e gazetari është pyetur nga Arjola nëse ishte njohur partneren e tij, Atena në Top Channel, Eno me humor përgjigjet:
“Jo nuk e kam njohur në Top, me të jemi njohur në pub. Atena tani punon në Digitalb, në prapavijë, merret me produksionin. Me të nuk ka qënë dashuri me shikim të parë, ka ardhur çdo gjë në kohë e vet dhe natyrshëm”.
Per me shume ndiqeni intervisten!